Trajneri Dukiç: Skënderbeu të jetë i kënaqur, i kosiderojmë miq

463
Në fundin e ndeshjes, më shumë se sa një teknik, trajneri i Partizan të Beogradit, Miroslav Djukiç, u tregua edhe “diplomat”, teksa la pas fitoren e tri pikët, dhe fillimisht u fokusua te atmosfera. “Jam shumë i kënaqur edhe për tri pikëshin, por do të isha edhe më i kënaqur nëse Skënderbeu do të kthehej në Shqipëri me mbresa të bukura nga kjo ndeshje. Ne i konsiderojmë miq shqiptarët dhe jo si armiq”, deklaroi fillimisht trajneri seb, i cili më pas tregoi diçka për Skënderbeun e ndeshjes. “Dihej që Skënderbeu ishte kundërshtar i vështirë dhe çdo ekip tjetër do ta ketë të vështirë përballë tyre. Gjithsesi, ne e morëm tripikëshin që deshëm në ndeshjen direkte, e tashmë na duhet të mendojmë për dy sfidat e fundit”.
Sigal