Përmbysje spektakolare nga Laçi, kurbinasit mundin Teutën në shtëpi dhe hedhin sytë nga Europa

88
Sigal

Laçi ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje përballë Teutës brenda në shtëpi, në sfidën e vlefshme të javës së 19-të të Superiores.

Sfida nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët gjetën dy gola shumë të shpejtë në minutat 12’ dhe 16’.

Gjithsesi, në harkun e dy minutave, 22-24’, kurbinasit gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Adeleken dhe Babatunden.

Duket se vendasit u zgjuan nga këto gola dhe tentuan shumë herë, deri sa shënuan dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, me Ujkën dhe Adeleken, duke përmbysur çdo gjë.

Në minutën e 90’ Gruda i dha një fije shpresë durrsakëve me një gol, por që nuk i mjaftoi për të marrë të paktën një barazim.

Kështu Laçi harron mbijetesën dhe hedh sytë nga Europa, ndërsa Teuta nga ana tjetër, vazhdon të vuajë në vendin e parafundit.