Shtohen akuzat ndaj sulmuesit të Manchester United

190
Sigal

Rëndohen më tej pozitat e futbollistit të Manchester United, Mason Greenwood.

20-vjeçari është arrestuar me akuzën e sulmit seksual dhe kërcënimit me vrasje.

Ai u ndalua nga policia e Manchesterit të dielën, pas fotove të publikuara nga e dashura e tij në Instagram, ku ajo shfaqej e gjakosur dhe me hematoma në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjykata ka vendosur ta mbajë më gjatë në burg (të paktën deri të mërkurën), për shkak të vijimit të hetimeve.

20-vjeçari u arrestua si i dyshuar për përdhunim dhe sulm fizik, por tashmë mbi të rëndon dhe akuza e kërcënimit.

Klubi i Manchester United ka qenë i prerë në qëndrim, duke e përjashtuar pa afat sulmuesin, derisa të mbyllet procesi ndaj tij.