Shqiptarët shpalosin banderolën e veçantë me mesazhin e veçantë për Spanjën: “Të duam, por na duhen 3 pikët”

36
Sigal

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës do të luhet sonte në orën 21:00 në Düsseldorf në ‘Merkur Spiel-Arena’.

Në stadiumin me kapacitet prej 51.500 personash, 35 mijë prej tyre pritet të jenë shqiptarë. Që në nisje të “EURO 2024” tifozët kuq e zi kanë pushtuar rrugët e Gjermanisë, me flamuj, këngë dhe valle shqiptare dhe banderola me mesazhe të ndryshme.

Dy tifozë shqiptarë pak orë para ndeshjes së ethshmne kanë shpalosur një banderolë me një mesazh kuptimplotë për Spanjën, ku përfshihet edhe Kosova.

“Spanjë, ne të duam, por na duhen 3 pikët. Spanjë, të lutem, njih pavarësinë e Kosovës. Nuk do humbasësh asgjë, përkundrazi do të fitoni respektin e një miku të vërtetë”, thuhet në banderolën në anglisht të dy tifozëve.