Mandzukic pranë rikthimit në Bundesligë, e do klubi gjigant

Mario Mandzukic, sulmuesi 31-vjeçar i Juventusit, duket se është gjithmonë e më larg Torinos.

Siç raporton “Tuttosport”, kroati është pranë një rikthimi në Gjermani, por këtë herë jo te Bayerni dhe Wolfsburgu, por te Borusia e Dortmundit.

Sigal

Të dyja klubet duan që ky transferim të bëhet dhe Mandzukic nuk do të ishte kundër, pasi do të vazhdonte të luante në nivele të larta.

Kjo media është thuajse e sigurt se transferimi është çështje kohësh dhe se në Torino po bëhen gati për lamtumirën.

Kroati ka qenë një nga lojtarët kyç të Juventusit të drejtuar nga Allegri, i cili nuk e hiqte lojtarin nga 11-shja titullare.