Shqiptarët shkëlqejnë në Seria A, ja notat për Hysajn dhe Strakoshën

526
Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj janë duke kaluar një formë mjaft të mirë në Serinë A italiane, kjo edhe falë ecurisë pozitive të klubeve të tyre në javët e para të kampionatit.
Napoli dhe Lacio fituan mbrëmjen e sotme në dy transferta tepër të vështira respektivisht ndaj Xhenoas dhe Bolonjës. Kur lamë pas javën e 10-të, Napoli i Hysajt kryeson renditjen me 28 pikë, ndërsa Lacioja e Strakoshës ndodhet në vendin e 4 me 3 pikë më pak.
“Tuttomercatoweb” bëri edhe vlerësimin e lojtarëve për ndeshjet e sotme, ku Hysaj u vlerësua me notën 6 ndërsa Strakosha 6.5.
Sigal