Shqipëria në sytë e Dalic: Nuk duhet t’i nënvlerësojmë kuqezinjtë

48
Sigal

Spanja mundi Kroacinë 3-0 në ndeshjen e parë të Grupit B (në atë të Shqipërisë) me një ndeshje praktikisht perfekte. “Furia e Kuqe” e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Moratës, Ruiz dhe Carvajal. Në pjesën e dytë u kufizuan në menaxhimin e avantazhit të madh, duke rrezikuar pak ose aspak.

Në finale, Simon priti një penallti të Petkovic, duke shuar çdo dëshirë për rikthim të kundërshtarit. Për Modric dhe shokët e tij një fillim të keq që rrezikon të komprometojë menjëherë rrugën e tyre.

Megjithatë te Kroacia nuk ka kohë për dëshpërim pasi më datë 19 qershor në Hamburg, përfaqësuesja drejtuar nga Zlatko Dalic do të përballet me kuqezinjtë e Sylvinhos. Në konferencën për shtyp, tekniku i Kroacisë foli nëse e ndoqi takimin Shqipëri-Itali.

E analizova ndeshjen më vonë. Shqipëria u shfaq e barabartë me Italinë, madje mund të barazonte. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë, ata kanë ambicie dhe mbështetje nga tifozët, si dhe luajnë me shumë energji. Do të duhet të kemi dominimin në fushë dhe duhet ta vendosim veten si fitues”, tha ai.

Një nga gazetarët kroatë e pyeti trajnerin Zlatko Dalic: Shqipëria luan lart, cila do të jetë zgjidhja juaj taktike?

Pikërisht për shkak të presingut të lartë, ne kemi vendosur Kovacic, Modric dhe Brozovic sa më poshtë. Të tre duhet të japin topin te dy lojtarët e krahut që mund të dalin në fazën e sulmit. Gjeja më e rëndëishme është të dalim nga presingu sa më shpejt. Ne nuk ishim në telashe kur Spanja e kishte topin, por kur e humbnim atë. Duhet të reagojmë më mire ndaj Shqipërisë”, u përgjigj ai.