Shqipëria kualifikohet në Kupën e Botës të Gjermanisë

151
Sigal

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë dhe kualifikohet në Kupën e Botës në Esen të Gjermanisë. Përfaqësuesja “kuqezi” në miniftuboll triumfoi me rezultatin 1-4 ndaj Qipros, duke prerë kështu një biletë për të shkuar në Gjermani, në muajin qershor.

Ishin qipriotët ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 11’ me Tsitsos Megjithatë vetëm pak minuta më pas, më saktë në minutën e 15’ Endri Kaca barazoi për Shqipërinë, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në pjesën e dytë skuadra “kuqezi” tregoi tjetër fytyrë dhe shënoi edhe tre herë të tjera me Armand Gapi në minutën e 22’, ndërsa Xhulio Reci realizoi dy gola të tjetër në minutën e 27’ dhe të 30’, duke bërë “poker”.

Kështu pas këtij triumfi, djemtë “kuqezi” festuan kualifikimi për herë të parë të Shqipërisë së minifutbollit në një kupë bote.