Shpëtim Duro beson te skuadra: Ndaj Kamzës, rikthehemi te fitorja

613
Në prag të ndeshjes me Kamzën, te Flamurtari problemet mbeten ende prezent, ku sërish do të ketë mungesa për shkak kartonësh dhe dëmtimesh. Për gazetën “Telegraf”, trajneri Shpëtim Duro deklaroi se ai beson te skuadra, dhe se ndaj Kamzës ajo do të kthehet tek fitorja. “Nuk jemi në periudhë të mirë, ku veç dëmtimeve, kanë ndikuar edhe gjykimet, si dhe mungesat me kartonë. Problemet e gjykimit në dy ndeshjet e fundit kanë qenë skandaloze, por nuk dua ta besoj se ka ndonjë skenar anti-Flamurtar. Besoj se skuadra do të ri-ngrihet në një fitore me Kamzën, dhe do të jetë ai Flamurtar i dy fazave të para”, kështu theksoi dje në deklarimin e tij trajneri i Flamurtarit, i cili sot në ora 17:00 pret Kamzën.
Sigal