Flet trajneri Dalipi: Në Shkodër, një Partizan sulmues për fitore

598
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, në prag të sfidës kundër Vllaznisë, tregoi besim të plotë se nesër (sot) do të vijë fitorja e dytë për të në stolin e kësaj skuadre. “Vllaznia është një skuadër që lufton për mbijetesë dhe pikët janë jetike për të, por ne kemi objektivin tonë, pasi shkojmë në Shkodër për fitore. Skuadra shkodrane ka treguar rritje në lojë dhe rezultate në ndeshjet e fundit, për më tepër që ka afruar një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit, Xhevahir Sukajn. Jemi përgatitur dhe e dimë shkallën e vështirësisë që paraqet kjo ndeshje, që brenda 90 minutave do të rezervojë shumë episode, të cilët shpresojmë të jenë në krahun tonë dhe të dalim në lojën që kërkojmë ne”, theksoi Klevis Dalipi.
Sigal