Partizani e zyrtarizon dorëheqjen, Starova mbetet këshilltar në klub

431
Pasditen e së hënës, Sulejman Starova deklaroi dorëheqjen e tij nga stoli i skuadrës së Partizanit, por nga klubi zyrtarizimi erdhi vetëm dje. Dhe kjo, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në facebook, ku “Bobi” falënderohet, njëherësh edhe do të qëndrojë si këshilltar në klubin e kuq. “Klubi e ka marrë në konsideratë vendimin e fundit që ka shprehur trajneri Sulejman Starova, ardhur sigurisht nga situata aspak e mirë e krijuar gjatë periudhës së fundit, ku kanë munguar rezultatet sportive. Klubi e falënderon Starovën për punën e tij të deritanishme në drejtimin e skuadrës në detyrën e trajnerit, njëherësh, ai do të vijojë të jetë pjesë e Partizanit, por në pozicionin e këshilltarit të presidentit Demi”, kështu thuhet në njoftimin e klubit të Partizanit.
Sigal