Shkarkohet trajneri i Juventus. Andrea Pirlo është njeriu që do të zëvendësojë Maurizio Sarrin

289
Sigal

Merr fund drejtimi i Sarrit në krye të Juventus.

Andrea Pirlo është njeriu që do të zëvendësojë Maurizio Sarrin në krye të stolit të Juventus

Klubi i Juventusit sapo ka zyrtarizuar ish-mesfushorin si trajner të ri të skuadrës. Një zgjedhje surprizë, pasi për stolin e pankinës bardhezi përfliteshin emra si Mauricio Pochetino, Simone Inzaghi apo Roberto Mancini. Pirlo ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Juventusin (deri në vitin 2022).