Po organizonte dasmën e një civili në anijen ushtarake, shkarkohet nga detyra zëvendës komandanti i Forcës Detare

312
Sigal

Është shkarkuar nga detyra zëvendës komandanti i forcës detare, Artur Meçollari. Një vit më parë ai ishte komanduar si komandat i forcës detare.

Mësohet se shkarkimi ka ardhur pasi Mecollari ka dhënë dakordësinë për përgatitjen e ceremonisë së një martese civile në një anije ushtarake. Ai ka dashur të organizojë ceremoninë e dasmës së një civili, djali i një ish-ushtaraku.

Mecollari
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes “shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”.

Ndonëse ceremonia nuk është zhvilluar, hyrja e personave të huaj, pra civilëve në një anije dhe pa asnjë leje bie ndesh me rregulloret e forcave detare dhe atyre të armatosura.

Sipas procedurës, Mecollari, duhej të raportonte në strukturat respektive ushtarake. Mecollari, Kapiten i rangut të parë, ka qenë pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit dhe ka pasur përplasje publike me ish-kryeministrin Berisha. Meçollari është liruar nga detyra me urdhër të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ai do të vijojë të jetë pjesë e Marinës.