Sigal

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy vëllezër nga Lushnja që kanë tentuar të fusin drogë në burgun e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare u arrestuan në flagrancë 2 shtetasit: Besnik Bali 40 vjeç dhe Isamir Bali, 34 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Barbullinjë, Lushnje. Si dhe u shpall në kërkim I.Z., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e kanë siguruar tek shtetasi I. Z., i cili është shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.