(Video) Agon Channel dhe Edi Rama që i dhuroi bonusin

400
Sigal

Nga Ilir Çumani

AGON CHANNEL DHE EDI RAMA QË I DHUROI BONUSIN.
Edi Rama e paska ditur shumë mirë se, betejën me Televizionin “Agon Channel”, të sipërmarrësit të huaj italian Francesco Becchetti do ta humbiste… Ai ka qenë në dijeni qe do ti shkaktonte një dëm të madh ekonomik buxhetit të shtetit dhe popullit shqiptar më të varfër në rajon dhe Evropë, me 110 milionë euro si dëmshpërblim këtij investitori të huaj.
Urojmë që të mos ndodhë e njëjta gjë edhe me televizionin “Ora News”, pasi Edvin Ramës “i dhimbsen” taksat e shqiptarëve… Edi Rama do të mbahet mend në historinë e këtij vendi si i vetmi Kryeministër që është tallë sa dhe si i ka dashë qejfi me Paranë Publike, duke i bërë ato “rrush e kumbulla”, vetëm për të mbajtur gjallë pushtetin e tij korruptiv dhe për të arritur tekat dhe kapriciot e tij kur këta investitor nuk i shkojnë pas avazit Despotit Autokrat… Në cilin vend të botës demokratike një kryeministër i tillë do të vazhdonte të ishte në detyrë dhe jo në bankën e akuzës për shpërdorim detyre…!? O Popull…! Sa gjëra bëhen në emrin tënd….!