Sherri në Bylis-Laçi, reagon Sindikata: Aktet e dhunës të dënueshme, i bëjmë thirrje FSHF-së që të…

182
Sigal

Pas incidenteve të ndodhur ditën e djeshme në ndeshjen mes Bylisit dhe Laçit, ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë.

Nëpërmjet një komunikatë të bërë së fundmi, Sindikata i quan si akte të dënueshme të dhunës ato që ndodhën dhe duhet të merren masa për këto. Madje më tej shkruhet se duke marrë shkas nga kjo ngjarje, i bën thirrje FSHF-së, që të nisë bashkëpunimin me Sindikatën.

Reagimi i sindikatës

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dënon fuqimisht aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen Bylis-Laci prej kujtdo që  vijnë ato.
Është e papranueshme që fusha e futbollit të kthehet në arenë dhune e cila nuk kursen askënd.
Sindikata mbështet plotësisht organet e disiplinës së FSHF me masat disiplinore që do të marrë ndaj të gjithë personave që ishin protagonistë të atyre skenave të shëmtuara të dhunës.
Duke marrë shkas edhe nga ky rast, Sindikata përsëri i bën thirrje FSHF që menjëherë të nisim marrdhënien e bashkëpunimit ndërmjet nesh.
Vetëm një bashkëpunim i sinqertë mes të gjithë aktorëve të futbollit FSHF, Liga, Sindikata, Shoqata Tifozësh, Medias etj do të bëjnë të mundur minimizimin e akteve të tilla të dhunës prej kujtdo qoftë Futbollistëve, Zyrtarë Klubesh, Tifozë etj.