UEFA vendos datën për finalen e Champions League

368
Sigal

Futbolli pritet të rinisë, fillimisht me stërvitjet e pastaj me kompeticionet kombëtare, por për të gjitha duhet datat për të përcaktuar edhe rrugëtimin e tyre.

E sic duket gjërat do të shkojnë sipas asaj që qeveria europiane e futbollit ka menduar, sepse tani ka një datë për finalen e Champions League: Uefa ka rrethuar në kalendar të shtunën e 29 gushtit.

Ndeshja, sipas programit fillestar, do të zhvillohet në stadiumin Ataturk të Stambollit.

Vullneti i të gjithëve është për të cuar deri në fund kompeticionin, por edhe nuk është e qartë formula që do të ndiqet.

Po punohet për ndeshje teke e final four, por gjithcka do të varet si do të zhvillohet pandemia botërore e Covid-19.

Idea është ajo për të filluar të luhet brenda fundit të korrikut ose në fillim të gushtit për të arritur më pas në takimin final para shtatorit. I njëjti diskutim vlen edhe për Europa League.