Partizani dhe Tirana po përballen me njëra tjetrën në ndeshjen që shkon për llogari të elitës. Pak para se të fillonte sfida, tifozët e të dy skuadrave kanë shpalosur koreografitë përkatëse.

Gjetje gjeniale e tifozëve të kuq. Lojtari i 12-të i skuadrës së Colellas tregon se janë gati për të marrë titullin, edhe pse janë -2 pikë në renditje.

Ide e bukur edhe në krahun tjetër. Tifozët bardheblu lënë të kuptojë se janë të gatshëm të bëjnë diçka të jashtëzakonshme këtë sezon.

























