Sezoni i ri në Seria A do të nisë me ndryshime në kalendar, kërkohet hapja e plotë e stadiumeve

172
Sigal

Sezoni i ri i Serisë A do të marrë jetë të mërkurën e 14 korrikut, kur edhe do të hidhet shorti, teksa këtë herë kalendari do të ketë një risi interesante, pasi do të ketë të njëjtin format me atë të kampionatit anglez.

Kjo pasi faza e dytë nuk do të zhvillohet më me të njëjtin rregull si faza e parë, por javët do të luhen në mënyrë të çrregullt, për ta bërë edhe më interesante garën dhe për të mos lejuar që skuadrat të bëjnë shumë llogari.

Aktualisht autoritetet shëndetësore kanë dhënë miratimin për hapjen e stadiumeve në masën 25% të kapacitetit, por presidentët e klubeve dhe krerët e ligës e federatës, po shtyjnë për një hapje të plotë të impianteve.

Sezonin e kaluar klubet e Serisë A kanë pësuar një dëm që shkon përtej një miliardë eurove, për shkak të mungesës së tifozëve, ndaj këtë vit synohet hapja e dyerve plotësisht për të gjithë ata që kanë një pasaportë vaksinimi.