Moisi Dalipi: Reja “duartroket” humbjen me Anglinë

450
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Shumë  zhurmë, shumë dëshira dhe shumë hipoteza u hodhën në prag të ndeshjes të vlefshme  për eliminatioret e botëtorit “Katar- 2022”. Ndoshta ajo fitore  minimale me rezultatin  0-1 ndaj amatorëve të Andorës solli një vetëkënaqësi të përgatitur vetë nga skuadra dhe trajneri tyre Reja. Po të sjellësh  ndërmend  ato çka thanë lojtarët  tanë pas asaj  ndeshje kur shpreheshin se “ishte një ndeshje e vëshirë me një kundështar që luante i mbyllur në mbrotje”, apo  ato që thoshte trajneri Reja, “se kemi ruajtur energji  për ndeshjen me Anglinë”, të  dukej se shumë gjëra ishin të pabesueshme deri në një fantazi që kërkonte të bënte sfidën ndaj anglezëve. Por në fakt ndodhi  ajo që pritej sepse “Tre Luanët” e Anglisë erdhën, fituan dhe ikën të kënaqur. Por si të mos mjaftonin këto, ata që u dëgjuan nga ata që kishin për detyrë t’iu afronin tifozëve të shumtë  trasmtimin e kësaj ndeshjeje, ishin  thjesht “manifeste” të  rrëmbyera, ku kishin harruar se kjo ndeshje luhej pa tifozë në stadium dhe nuk ndodhi ajo që ishte thënë më parë se “policia nuk merrte përsipër zhvillimin e kësaj ndeshje”, por  dhe ajo tjetra se “ në stadium do jenë të pranishëm një numër i kufizuar tifozësh”.

Të dyja këto “ probeleme dhe dëshira” u tejkaluan pa lënë shumë gjurmë në prag të kësaj ndeshje të dytë të grupit I. Por surpriza ishte trajneri Reja, që për këtë ndeshje i kishte premtuar qendrës me formacionin zyrtar, teksa risia e madhe është aktivizimi i Memollës nga minuta e parë, ndërkohë që reparti ofensiv do të përbëhet nga Uzuni, Cikalleshi dhe Broja. Ndërkohë trajneri i Anglisë ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion, duke i besuar sulmin treshes, Stërling, Maunt dhe Kejn. Gjithsesi duke bërë llogaritë tona ishin jo pak, por 4 futbollistë titullar të ndeshjes së parë që nisnin lojën nga stoli si Manaj, Gjasula, Memushaj dhe Lenjani, pa folur këtu për Kumbullën e dëmtuar dhe të zyrtarizuar jashtë formacionit. Këtë gjë trajneri Reja e kuptoi më mirë se askush tjetër vetëm pas minutës së 63’ të ndeshjes kur anglezët shënuan golin e dytë me anë të Maunt. Një korrigjim i vonuar ky që nuk prodhoi asgjë përveç se konfirmoi dështimin e rradhës të ekipit tonë kuqezi. Por ishte fakt se dhe ata të pranuar si një risi në formacionin e parë përveç Veselit të katërt të tjerët Broja, Uzuni, Memolla dhe Laçi u zëvendësuan pa lënë shenjë të mirë  në fushën e lojës. Gjithsesi formacioni zyrtar i fillimit të kësaj ndeshjeje ishte ky që afron skeda e kësaj ndeshjeje.

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja

ANGLIA: Pope, Uollker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt,  Stërling. Kejn. Trajner: G. Southgejt.

Gjyqtarë: Oreal Grinfeelddo , Roy Hassan dhe Idan Yarkoni(Izrael)

Golat: Kejn 38`, Maunt 63`

Natyrshëm  nga të gjithë bëhet dhe pyetja: Çfarë prodhoi kjo ndeshje? E thënë më qartë asgjë për t’u mbajtur mend nga askush. Ajo skemë e famshme  5-4-1 e këtij trajneri 76 vjeçar, që dikush e vlerëson si “specialist të nivelit evropian”, jo vetëm që funksionoi, por e konfirmoi  dështimin që në minutat e para të ndeshjes. Edhe ai rast i pjesës të parë, që iu dha Uzunit ishte më shumë, një rast i zmadhuar nga komentatorët e ekranit që shpërthenin në një entusiazëm të parakohshëm dhe të panevojshëm. Por dhe ata, që u treguan më optimist se sa duhej duke  “fluturuar” përpara kohe, edhe pse u munduan të justifikohen me klishet tanimë të njohura se “jemi përballur me Anglinë e madhe dhe tani do të fitojmë me San Marion”. Faktet janë fakte dhe duhen pranuar ashtu siç janë dhe duke gjykuar me atë, që prodhoi fusha e lojës. Ndoshta do ishte më e drejtë të analizohej dhe të gjykohej, jo mbi përse humbi rastin Uzuni për “mungesë  qetësie”, por për habinë që shumë nga këta djem të rinj, të cilët shprehen pas ndeshjes që se mendonin ta fillonin këtë ndeshje si titullar. Pra, e thënë më qartë “supriza” që solli trajneri Reja  në ketë ndeshje ishte eksperimenti i rradhës, që bëri duke e realizuar objektivin, që në dy ndeshjet e para do të aktivizojë deri në 20 lojtarë. Llogaria e tregon këtë gjë në dy ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë.

Pjesa e dytë korrigjoi diçka në lojën e skuadrës, kur vetë trajneri Reja korrigjoi vetveten me futbollistët që kishte hedhur, si titullar në fillimin e kësaj ndeshjeje. Por, duhet pranuar mirë dhe drejtë se skudara jonë përballë Anglisë në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Air Albania”, nuk tregoi asnjë vlerë, asnjë tregues të përmirësuar dhe asgjë për të menduar dhe fjalën qëndresë. Por, si zakonisht  edhe pas kësaj humbje të merituar në fushën tonë nga lojtarët dhe trajneri u dëgjuan jo në pak raste fjalët, “Zhvilluan një ndeshje të mirë, por humbëm një rast goli në pjesën e parë”.  Ky është jo vetëm justifikimi i rradhës ku “këndi emulacionit” për më të mirët e skuadrës tonë në këtë ndeshje ishte një fantazi më vete dhe shumë larg realitetit. Por, sa më shumë të thellohesh në kronikën e kësaj ndeshje, duke iu bashkangjitur atyre justifikimeve, që pak kush do t’i quante të pranueshme, jo nga humbja me dy gola të pësuar dhe as me dy raste ku shtyllat nuk lejuan thellimin e  humbjes, do të dali përpara  një skuadër e dorëzuar në çdo drejtim. Gjithsesi Anglia edhe në këtë ndeshje përsëriti fitoren e saj në dy ndeshjet e mëparshme  kur ka fituar po me këtë rezultat 2-0. Kështu ka ndoshur në ndeshjen e Tiranës  në  8 mars 1989, kur kemi Shqipëri 0-2 Anglia  dhe atë të zhvilluar në Njukastëll më   5 shtator 2001, ku kemi Angli  2-0 Shqipëri. Por përballjet  Shqipëri-Angli, të cilat janë vetëm për eliminatore të kampionteve botëtore janë dhe në tre raste të tjera. Kështu humbje Shqipëria ka pësuar dhe në  26 prill 1989 në stadiumin mitik të “Uemblit”, në Londër me rezultatin Angli 5-0 Shqipëri, por dhe më 28 mars 2001 në stadiumin “Qemal Stafa”, ku rezulati është zyrtarizuar në shifrat Shqipëri 1-3 Angli. Por, në këtë ndeshje është shënuar goli i parë kuqezi deri tani, në portën angleze.

Dhe të vetmen  shenjë kuqezi e mban kavajsi Altin Rraklli më atë gol, që ka shënuar në minutën e 90`, duke shkurtuar avatazhin e anglezëve  në shifrat 1-3 me golat e shënuar nga Owen në minutën  73`. Scholes 85’ dhe Cole 89`. Por, kjo humbja e mbrëmshme me rezulatin 0-2 , jo vetëm që ishte një humbje e rradhës që arshivon humbjen numër 5 të ekipit tonë kombëtar  ndaj Anglisë, por jep dhe një shifër rekord për bilacin e golaverazhit kur kemi shënuar  vetëm 1 dhe kemi pësuar 14 gola. E thëmë më qartë Anglia është nga ata të paktët kundështar siç janë Spanja ,Italia  ku Shqipëria nuk ka arritur t’iu marr qoftë edhe një barazim në ndeshjet në fushën tonë. Edhe kjo ndeshje nuk bëri përjashtim dhe rezultoi sipas atij rezulati që anglezët erdhën, fituan dhe ikën të kënaqur si dhe herët e tjera. Tashmë kalendari do të përballi ditën e mërkurë më 31 mars 2021, San Marino-Shqipëri. Një ndeshje, që llogaritë duan të thonë se Shqipëria njeh vetëm fitore ndaj këtij ekipi tërësisht amator. Këtë gjë duket se e pranon, si një fitore autokritike dhe vetë skuadra kuqezi. Por, niveli, se sa dimë të luajmë futboll duhet matur jo me ndeshjet amatoreske me Andorrën dhe San Marinon, por me Hungarinë, Poloninë dhe Anglinë, që kreu më së miri detyrën e saj që në ndeshjen e parë përballë Shqipërisë jo shumë larg, por vetëm një ditë më parë, ku të gjithëve nuk na mbeti gjë tjetër, por si dhe herët e tjera t’iu jepnim përshëndetjen e fituesit.