Seria A/ Monza “shpërfytyron” Juventusin në Torino

102
Sigal

Ky vit duket i mallkuar për Juventusin. Sikur të mos mjaftonin problemet e klubit, tashmë edhe skuadra është në ditët e saj të këqija.

Heqja e 15 pikëve nga renditja ka demoralizuar “Zonjën e Vjetër”, pasi u mund 0-2 në shtëpi nga modestët e Monzës.

Goli i Caprarit në minutën e 10-të u anulua për pozicion jashtë lojë, por të besuarit e Palladinos brenda pjesës së parë shënuan me Ciurria dhe Dany Mota.

Në pjesën e dytë, djemtë e Allegrit të shokuar nuk mundën dot të bëjnë asgjë, veçse të konfirmojnë edhe një herë se ky sezon për ta do ishte mirë të përfundonte sa më shpejt të ishte e mundur.

Juve renditet e 11-ta, shumë larg pritshmërive, sakaq Monza është e 13-ta.