Sekretarja e FSHN-së: Aktivitetet e kalendarit 2017, janë realizuar pozitivisht

544
Në hapjen e punimeve të Asamblesë së FSHN-së, të cilat u zhvilluan dje në ambientet e Resortit “Te Stela”, sekretarja Suela Haxhiaj e vuri theksin në realizimin e aktiviteteve për vitin 2017, por edhe te prioritetet që kjo federatë ka për vitin 2018, i cili u çel me Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve që u zhvillua në datat 17 e 18 mars 2018. “Disa ndryshime që na imponoi Ligji i Ri për Sportet , si dhe për diskutimin e Statutit të Federatës, është biseduar me të gjitha palët, ndërsa të gjitha aktivitetet e Kalendarit të vitit 2017, janë realizuar pozitivisht”, theksoi fillimisht sekretarja e notit shqiptar, ndërsa u ndal edhe te prioritetet e vitit 2018. “Në vitet e kaluara kishim mangësi kualifikimin e trajnerëve e arbitrave, ndërsa në vitin e kaluar ky tregues pati një përmirësim shumë të madh. Kampionati Mbarëkombëtar tashmë ka hyrë në kalendarin e Federatës Evropiane të notit, ku pritet një pjesëmarrja më e madhe nga viti i kaluar. Edhe për këtë vit, një nga prioritetet kryesore të federatës do të jetë cilësia”, theksoi midis të tjerave sekretarja e notit shqiptar.
Sigal