Sigal

Roma mundi Sassuolon me rezultatin 3-1, në një ndeshje që u zgjidh shpejt nga verdhekuqtë. Edhe Torino fitoi po 3-01 ndaj Empolit të Veselit, ndërsa Spal barazoi pa gola ndaj Udinese.

Në minutën e 8’-të Schick fitoi një penallti që u kthye në gol nga Perotti, ndërsa pak minuta më pas Sassuolo desh barazoi shifrat por topi preku vijën fatale aq sa për të mos u akorduar gol. Më vonë ishte vetë sulmuesi çek që shënoi pasi shmangu edhe portierin Consigli.

Në pjesën e dytë Nicola Zanilolo trefishoi rezultatin pas një aksioni të nisur në krahun e majtë dhe të finalizuar me klas dhe elegancë nga talenti 19-vjeçar. Me golin e Zaniolo Roma bëhet ekipi i dytë në 5 ligat më të forta në Europë që ka shënuar gol me 16 lojtarë të ndryshëm. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Dortmund në Bundesliga. Në fund të takimit Babacar shënoi golin e nderit për miqtë.

Roma rikthehet tek tre pikët pas asaj humbje në fushën e Juventus dhe ngjitet në vend të 7 me 27 pikë.

Edhe Torino e bëri të thjeshtë fitoren ndaj Empolit. Në pjesën e parë shënuan me anë të N’Koulou, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë De Silvestri dyfishoi shifrat. Rezultatin final e përcaktoi Iago Falque që shënoi golin e tretë për tre pikë që e ngjitin në vend të 8-të me 26 pikë.