Sulejman Mema: Ka klimë të mirë në futbollin shqiptar, Skënderbeun e veçoj si më të mirin

588
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Ja si i përshkruan për “Telegraf” ndeshjet e javës së 12-të, ish-futbollisti e trajneri i Tiranës
Sfida e fundit e javës së 12-të, Partizani-Skënderbeu 0-0, e justifikoi rëndësinë e saj?
Natyrisht që po, sepse një ndeshje mes dy skuadrave të mëdha të futbollit shqiptar, mbetet e veçantë, përpos çdo rezultati që sjell. Të hënën, Partizani e Skënderbeu luajtën një ndeshje të pëlqyeshme, e cila mund të kishte rezultat tjetër. Gjithsesi, mbeti e tillë.
Po loja që zhvilluan skuadrat, ju përgjigj rezultati 0-0?
Unë lojën e shikoj në këndvështrimin teknik, dhe mund të them se skuadrat luajtën mirë. Partizani në pjesën e parë dhe Skënderbeu në të dytën, u munduan të tregonin më të mirën, por që nuk e justifikuan me gola. Ndaj rezultati mbeti 0-0.
Në raport me gjendjen aktuale të këtyre dy skuadrave, ku ishin diferencat?
Nuk mendoj se kishte shumë diferenca në lojë, dhe këtë e them për faktin se Skënderbeu vinte shumë i lodhur. Të luash çdo 3 ditë një ndeshje, dhe për më shumë kur luan në Evropë, ngarkesa fizike dhe ajo psikologjike rëndohet. Por korçarët e përballuan, sepse Partizani nuk kishte forcë për më shumë.
Sa ndikoi gjykimi në barazimin e kësaj sfide?
Aspak, përkundrazi, unë do të thosha se ishte në ritmikën e ndeshjes. Ka qenë një arbitrim normal, dhe nuk duhet paragjykuar për asnjë veprim, sepse kishim të bënim me një ndeshje që për nga emrat e skuadrave e renditja e tyre, kishte edhe tensionin brenda.
Sa ndikoi te Partizani sjellja e tifozerisë së tij?
Nëse i referohemi atyre banderolave që tifozët kishin shpalosur, ato nuk i drejtoheshin fushës së lojës, dhe nuk kishte pse të sillnin tension te lojtarët. Ata kanë pakënaqësitë e tyre, më shumë ndaj drejtuesve, por edhe kështu, nuk po sillen keq.
Po në ndeshjet e tjera, çfarë veçoni për rezultatet që u arritën?
Nëse i marrim të gjitha rezultatet në fokus, unë nuk shoh ndonjë befasi. Sikundër ishte kalendari i kësaj jave, rezultatet erdhën si rrjedhë logjike e lojës, por edhe e situatave ku ndodhen skuadrat në tabelën e renditjes.
Në mbyllje të javës së 12-të të Kategorisë Superiore, cili është këndvështrimi juaj?
Unë shoh se në futbollin shqiptar ka një klimë të mirë. Me projektet që FSHF-ja ka për futbollin, mendoj se një e ardhme e mirë është duke na trokitur. Rëndësi ka që ato të mos mbeten rrugës, por të implementohen sa më mirë në terren.
Këtë sezon nuk është në elitë Tirana, skuadra jua e zemrës, si ndjeheni kur analizoni skuadrat e tjera?
Keqardhja që Tirana luan në Kategorinë e Parë, personalisht është e madhe. Por, duke qenë se verdikti i sezonit të kaluar e çoi aty, mendoj se duhet një reflektim më ndryshe, dhe për ngjitjen në Kategorinë Superiore të mos mbetet si njësi matëse skuadra aktual, në përbërje dhe në lojë.
Nëse i marrim të gjitha rezultatet në fokus, unë nuk shoh ndonjë befasi. Sikundër ishte kalendari i kësaj jave, rezultatet erdhën si rrjedhë logjike e lojës, por edhe e situatave ku ndodhen skuadrat në tabelën e renditjes
KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet-Java e 12-të
Të shtunën, 25.11.2017 
Laçi-Kukësi 0-1
Flamurtari-Teuta 0-0
Tw dielwn, 26.11.2017 
Kamza-Lushnja 2-1
Vllaznia-Luftëtari 2-1
Tw hwnwn, 27.11.2017 
Partizani-Skënderbeu 0-0 

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 12 28
2.Kukësi 12 22
3.Flamurtari 12 21
4.Kamza 12 20 
5.Laçi 12 15
6.Partizani 12 15
7.Teuta 12 15
8.Vllaznia 12 12 
9.Luftëtari 12 9
10.Lushnja 12 5
Ndeshjet-Java e 13-të
Të shtunën, 2 dhjetor 2017
Luftëtari-Flamurtari 14:00
Skënderbeu-Kukësi 17:00
Teuta-Kamza 17:00
Të dielën, 3 dhjetor 2017 
Lushnja-Partizani 14:00
Vllaznia-Laçi 14:00
Sigal