Sadiku kthen reston, Shqipëria “prenoton” vendin e tretë

590
Nga Agron KAJA
POST IZRAEL-SHQIPËRI 0-3/ Një ditë pas saj, ja si e kanë përshkruar media e portale sportive fitoren e Kombëtares sonë në Izrael 
Pas përqafimit, po ikin 48 orët – pritje të De Biazit
Para ndeshjes me Izraelin, më i “klikuari” në median sportive dhe jo vetëm, ka qenë trajneri i Kombëtares sonë Xhani De Biazi. Më shumë se sa për sfidën, tekniku italian është përfolur për një largim të mundshëm nga stoli kuqezi, dhe si afat i një përgjigjeje, ishte 48 orë pas ndeshjes me Izraelin. Dhe, ndërsa i kemi lënë 24 orët e para, sot që plotësohen 24 orët e dyta, që matamatikisht plotësojnë 48 orët e kufirit të pritjes, ende nuk po dëgjojmë se çfarë do të ndodhë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë “sulm terrorist”, por për një deklarim, të paktën të thënë mediatikisht. Por, përqafimi me gazetaren e SuperSport pas fitores në Izrael, ndoshta duhet të mendohet se, ky do të jetë një “motiv” më shumë për qëndrimin e De Biazit, që ta mbyllë kontratën me FSHF-në deri në përfundimin e këtij edicioni të eliminatoreve për Botërori 2018.
Trajneri dhe kapiteni i Izraelit: Ky ishte një turp!
Nuk e kanë kapërdirë lehtë humbjen me Shqipërinë, dhe izraelitët e kanë gjetur justifikimin me fjalën “turp”. “Nuk kam fjalë për humbjen, ky turp do mbahet mend gjatë. Futbollistët tanë e morën, ndeshjen lehtë, dhe nuk luftuan sa duhet në fushën e lojës, Shqipëria na dominoi”, kështu deklaronte pas ndeshjes trajneri i Izraelit, Senisha Levi, ndërkohë që kapiteni Zahavi, vlerëson dëshirën e skuadrës shqiptare. “Shqipëria na theu mbrojtjen dhe na ktheu reston, kishin më shumë dëshirë se ne. Na vjen turp për këtë humbje”. 
Pas ndeshjeve të luajtura në mbrëmjen e 11 qershorit në Grupin G eliminator për Botërorin “2018”, mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje të veçantë edhe këtyre sfidave. Duke iu referuar kryesisht mediave e portaleve italiane të dedikuara vetëm për sportin, fitorja e Shqipërisë ndaj Izraelit nuk përkthehet si një hakmarrje, por si një konfirmim të skuadrës shqiptare. Ndërkohë që, në portalin zyrtar uefa.com, fitorja e Shqipërisë, në titull quhej si: Paraqitje mbresëlënëse e Shqipërisë! “Sadiku shënoi dy gola të bukur, ndërsa Shqipëria kaloi mbi Izraelin për vendin e tretë falë, diferencës së golave pas një paraqitje mbresëlënëse. Sulmuesi i Zyrihut, në minutën e 22-të realizoi të parin gol me një goditje nga jashtë zonës, ndërsa shënoi për të dyfishuar rezultatin me një gjuajtje nga një distancë edhe më e largët, pak para pushimit të ndeshjes. Por, Shqipëria nuk kishte mbaruar punë, Ledian Memushaj finalizoi një lëvizje të rrjedhshme ekipore për të mbajtur djemtë e De Biazit me 7 pikë larg dy skuadrave të kreut”, kështu shkruhej midis të tjerave në komentin e UEFA-s, publikuar në portalin e saj zyrtar. Ndërsa në mediat italiane, i është bërë një përmbledhje të tre ndeshjeve të Grupit G, ku edhe Italia është pjesë e tij, duke e veçuar si më të vështirën, por edhe më të bukurën, fitoren e Kombëtares sonë në Izrael. Në Sportmediaset dhe TgCom24, për fitoren e Spanjës me Maqedoninë, shkruhej se, spanjollët e dominuan tërësisht ndeshjen dhe për 30 minuta krijuan avantazhin 2-0. Goli i Ristovskit nuk e hapi ndeshjen, por i shkundi spanjollët që ta mbyllnin me fitore këtë ndeshje. Ndërkohë, për fitoren e thellë 5-0 të Italisë ndaj Litehshteinit, më shumë e kanë quajtur si një formalitet kolaudimi të skuadrës axure. Por, kishte disa radhë edhe për fitoren e Shqipërisë në Izrael, ku më shumë Shqipëria vlerësohej si një skuadër që mori pjesë në Evropian, pa anashkaluar edhe humbjen që Izraeli i shkaktoi në Elbasan, të cilën e quajnë si një “aksident”. Ndërsa duhet veçuar edhe portali i njohur italian “Tuttomercatoëeb”, i cili menjëherë pas fitores në Izrael, publikoi vlerësimet për të gjithë futbollistët tanë. Vlerësimet më të larta i kanë marrë Sadiku me 7.5 dhe Hysaj me notën 7, ndërsa me 6.5 janë vlerësuar tre futbollistë: portieri Strakosha, mbrojtësi Gjimshiti dhe mesfushori Memushaj, autor i një goli në këtë sfidë. Më poshtë, “Tuttomercatoëeb” ka vlerësuar me notën 6 mbrojtësit Mavraj, Aliji e Kukeli, si edhe mesfushorët Hyka e Roshi. Notën më të ulët e ka marrë Abrashi, 5, ndërsa Cikalleshi që hyri si zëvendësues në minutën e 69-të është vlerësuar me notën 5.5.
Në portalin zyrtar uefa.com, fitorja e Shqipërisë, në titull quhej si: Paraqitje mbresëlënëse e Shqipërisë! “Sadiku shënoi dy gola të bukur, ndërsa Shqipëria kaloi mbi Izraelin për vendin e tretë falë, diferencës së golave pas një paraqitjeje mbresëlënëse”
Kupa e Botës Rusi 2018 
Grupi G-Shqipëria
Ndeshjet e luajtura
Datë 5 shtator 2016
Shqipëri-Maqedoni 2-1
Datë 6 tetor 2016 
Lihteshtein-Shqipëri 0-2
Datë 9 tetor 2016
Shqipëri-Spanjë 0-2
Datë 12 nëntor 2016
Shqipëri-Izrael 0-3
Datë 24 mars 2017
Itali-Shqipëri 2-0
Datë 11 qershor 2017
Izrael-Shqipëri 0-3 

RENDITJA
Nr. Skuadra N P 
1.Spanja 6 16
2.Italia 6 16
3.Shqipëria 6 9
4.Izraeli 6 9 
5.Maqedonia 6 3
6.Lihtenshtein 6 0
Ndeshje që do të luhen
Datë 2 shtator 2017
Shqipëri-Lihtenshtein 18:00
Datë 5 shtator 2017
Maqedoni-Shqipëri 20:45
Datë 6 tetor 2017
Spanjë-Shqipëri 20:45
Datë 9 tetor 2017
Shqipëri-Itali 20:45
Në Meksikë-USA, tifozët ironizojnë Donald Tramp
Në mesnatën duke u gdhirë data 12 qershor 2017, Meksika dhe SHBA-të u përballën në stadiumin “Azteka” në Meksiko Siti, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, por që dhuroi mjaft emocione, jo vetëm në fushën e lojës. Sepse, gjatë zhvillimit të ndeshjes, nuk munguan protestat e tifozëve vendas ndaj Presidentit amerikan, Donald Tramp, pasi ai ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj emigrantëve meksikanë të paligjshëm në SHBA, dhe synon të ndërtojë një mur në kufirin mes dy shteteve. Tifozët e Meksikës mbanin në duar postera ironizues dhe tallës ndaj Trampit. Pas këtij barazimi, Meksika kryeson grupin me 6 ekipe të Amerikës Veriore e Qendrore, me 14 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje. SHBA renditet në vendin e 3-të me 8 pikë, po aq sa Kosta Rika e vendit të 2-të, dhe 2 pikë më shumë se Panamaja e vendit të 4-t. Tre ekipet e renditura të parat në këtë grup, kualifikohen direkt për në Kupën e Botës, ndërsa vendi i 4-t merr pjesë në “play off”-in ndërkombëtar.
GRUPI 2-SHQIPËRIA
Ndeshjet-Viti 2017
Datë 8 qershor 2017
Estoni-Irlanda V 1-2
Datë 12 qershor 2017 
Shqipëri-Estoni 0-0 

GRUPI 2-RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Irlanda V 1 3
2.Shqipëria 1 1
3.Estonia 2 1
4.Islanda 0 0
5.Sllovakia 0 0
6.Spanja 0 0
Do të luhen
Datë 31 gusht 2017 
Irlanda V-Shqipëri
Datë 4 shtator 2017 
Islandë-Shqipëri
Datë 10 tetor 2017 
Shqipëri-Islandë
Datë 10 nëntor 2017 
Shqipëri-Irlanda V
RREGULLORJA
Sipas formatit të përcaktuar dhe tashmë të njohur, nëntë skuadrat fituese të grupeve, do t’i bashkohen direkt Italisë si vend organizator, ndërsa katër të dytat me bilancin më të mirë, përveçse ndaj skuadrës që renditet e fundit në secilin grup, do të ndeshen mes tyre në “play-off” për të plotësuar kuadrin me 12 ekipet që do të luajnë në fazën finale. Do të përfshihet një rekord prej 54 skuadra. Ndërkaq, UEFA ka përcaktuar datat kur do të luhen ndeshjet: 20-28 mars 2017; 
5-13 qershor 2017; 28 gusht-5 shtator 2017; 2-10 tetor 2017; 6-14 nëntor 2017; 19-27 mars 2018; 3-11 shtator 2018; 8-16 tetor 2018. Ndeshjet Play-off: 12-20 nëntor 2018.
Sigal