Meta: Boshllëku që solli ikja e Berishës nuk mund të plotësohej nga boshllëku më i madh që solli ardhja e Bashës në krye të PD

460
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, mes të tjerash u pyet nga gazetari Ylli Rakipi edhe për tranzicionin e kryetarëve të Partisë Demokratike, nga ish-kryeministri z. Sali Berisha te kryetari i ri, z. Lulzim Basha.
“Boshllëku që solli ikja e Berishës nuk mund të plotësohej nga boshllëku më i madh që solli ardhja e Bashës në krye të PD”, u shpreh Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta. “Boshllëk nga ikja dhe boshllëk nga ardhja”, përforcoi më tej mendimin e tij z. Meta.
Sigal