VIDEO/ Kryemadhi shpërthen ndaj Haki Çakos: Nuk trembemi nga falangat e shtetit policor

400
Zv.kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me akuzat e policisë së shtetit ndaj administratorit të Njësisë Bashkiake nr2, Elez Gjozaj.

Duke paralajmëruar edhe mbajtjen e një mitingu madhështor më 15 Qershor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, deputetja Kryemadhi ka adresuar edhe një mesazh të qartë duke theksuar se LSI “nuk trembet as nga falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD qofshin.

REAGIMI I KRYEMADHIT:
“Jam e bindur se do të jetë dita e mitingut më madhështor, me mijëra të rinj që besojnë te ne dhe tek alternativa jonë.

Jam e sigurt se shumë prej tyre do të jenë votues për herë të parë dhe kjo na bën të ndihemi më krenarë se kurrë.

Sepse kemi besimin e më të rinjve, të atyre që do ta çojnë përpara këtë vend dhe që nuk i frikeson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD qofshin.

Ndaj edhe njeherë ju ftoj të gjithëve të n’a bashkoheni në këtë festë të madhe, në ditën që do të shënojë ndryshimin e Shqipërisë dhe fitoren e alternativës tonë”. 
Sigal