Sa do të paguajë Galatasaray ndaj PSG-së për transferimin e Icardit?

43
Sigal

Galatasaray e ka transferuar sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi, nga skuadra e Paris Saint-Germainit.

Argjentinasi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin e Turqisë, ka njoftuar skuadra turke të dielën. Galatasaray do t’ia paguajë 10 milionë euro PSG-së për transferimin e Icardit, që brenda një sezoni do të përfitojë gjashtë milionë euro. Icardi ishte i huazuar te Galatasaray në edicionin e kaluar.

Ai realizoi 22 gola dhe regjistroi shtatë asistime në 24 paraqitje në elitën e futbollit të Turqisë.

Galatasaray e fitoi titullin për herën e 23-të në muajin maj, që është rekord në futbollin turk. Te Galatasaray tashmë është transferuar Wilfried Zaha.