Rrëfehet Jurgen Klopp: Nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë, por futbolli më ka munguar shumë!

291
Sigal

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp është shprehur shumë i lumtur për rikthimin e futbollit, teksa është planifikuar që Premier League të rinisë më 17 qershor. Të Kuqtë janë në krye të renditjes me 25 pikë më shumë se vendi i dytë, teksa me shumë mundësi do të fitojnë titullin pas 30 vitesh.

“Më ka munguar shumë futbolli, është e pabesueshme. E di që nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë, por është pasioni im. Shpresoj që njerëzit të shohin përpara, Është bukur të mendosh për atë që kemi bërë, por nuk jemi ende kampion.

Jemi afër, por kjo nuk do të thotë se e kemi fituar. Janë edhe 27 pikë në lojë, ndaj duhet të bëjmë gjithçka për t’i marrë. Nuk do të ndalojmë së fituar pas dy ndeshjes, por do të punojmë shumë”, deklaroi strategu gjerman