Rrahmani zyrtarizohet te Verona, nënshkruan kontratën 4-vjeçare

731
Sigal

Amir Rrahamni është zyrtarisht futbollisti më i ri i Hellas Verona.

Mbrojtësi shqiptar që së fundmi ishte pjesë e Dinamo Zagrebit në kampionatin kroat, ditën e sotme ka firmosur për klubin që militon në Serie A.

Rrahmani ka nënshkruar kontratë me Veronën deri në vitin 2023 dhe prej 1 korrikut do të jetë pjesë e stërvitjes me klubin e njohur italian.