Ronaldo “trondit” Realin: Largimi? Asgjë s’është e pamundur

249
Duket se Cristiano Ronaldo është “ngopur” me fitimin e kupave me skuadrën e Real Madrid. Ylli portugez ka lëshuar shkëndijën e parë të largimit nga madrilenët.

“The Sun” raporton se Ronaldo nuk e ka përjashtuar largimin këtë verë nga Reali dhe mesa duket është gati për një aventurë të re.

Kur u pyet nga gazetari i “Deportes Cuatro” për të ardhmen, ylli madrilen qeshi dhe i’u përgjigj:

“Asgjë nuk është e pamundur.”

Ronaldo kërkohet nga klubet e pasura në Europë si PSG, Monaco apo dhe skuadra ku ai u bë i famshëm, Manchester United. Ndërkohë që nuk mungojnë as ofertat faraonike nga Kina.