Specialisti i futbollit për “Telegraf”, Arjan Pisha: Kampionati ka nisur i fortë, në “Derbi” Dinamo tregoi nivel

SUPERIORE/ Flet për “Telegraf” specialisti i futbollit, Arjan Pisha, analiza e sfidës Partizani-Dinamo 2-2.

 

Agron KAJA

Sigal

Java e 5-të dhe java e 6-të e Abissnet Superiore po luhen në një hark kohor të shkurtër, vetëm 5 ditë. Skuadrat erdhën pas 11 ditëve pushim zyrtar pas dy ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve, dhe për Arjan Pishën, ish-mbrojtës te Dinamo për 11 vite, në nisje mund të ketë pasoja në gjëndjen fizike të lojtarëve. “Pas keqardhjes në humbjen e Kombëtares me Gjeorgjinë, Superiorja luajti ndeshjet e javës së 5-të, ndërkohë që e 6-ta luhet të dielën dhe të hënën. Shumë afër janë, dhe kjo afërsi e vështirëson gjëndjen fizike të lojtarëve. Por mendoj se trajnerët do t’i kenë marrë masat për të përballuar kampionatin deri në fund. Gjithsesi, nëse do kemi ndërprerje në mes të kampionatit, do bëhet edhe më e vështirë për të gjitha skuadrat”, kështu e nisi bisedën me gazetën “Telegraf” specialisti i futbollit Arjan Pisha, i cili më pas theksoi se në javën e 5-të që u luajt këtë mesjavë, nuk kishte asnjë rezultat surprizë. “Unë nuk them se kishte surpriza në ndeshjet e javës së 5-të, sepse është herët për t’i ndarë skuadrat si të dobëta dhe të forta. Tashmë dihet se ekipet e kreut do dominojnë, ndaj them se duhet të presim pas fazës së parë që të kemi edhe ndonjë suprizë. Por si dinamovit, unë po i referohem “Derbit” Partizani-Dinamo City, jo vetëm se doli në barazim (2-2), por se edhe vetë loja ishte e barabartë. Në pjesën e parë ishte Partizani që krijoi epërsinë dhe e kontrrolloi mbajtjen e topit, ndërsa në pjesën e dytë Dinamo e barazpeshoi lojën, madje me rastet që krijoi edhe mund të kishte shënuar golin e avantazhit. Unë si futbollist kam luajtur mbi 20 ndeshje “derbi” ndaj Partizanit, por kur isha në këtë sfidë ditën e enjte, m’u kujtua një “derbi” me Partizanin në fundin e sezonit 2007-2008. Arbitri italian që drejtoi sfidën kishte nxjerrë 2 kartonë të kuq kundër Dinamos. Por ne e përballuam pjesën e dytë me dinjitet dhe e fituam ndeshjen, njëherësh u shpallëm edhe kampionë”. Po si e lexon Arjan Pisha renditjen e skuadrave, pasi janë luajtur katër javë? “Unë renditjen e lexoj si një nisje të fortë të kampionatit. Nuk doja që Dinamo të ishte në këtë pozicion, por ende ka për të folur. Renditja tregon se ky kampionat do jetë shumë i fortë, dhe pas fazës së parë do shfaqen pretendentët. Gradualisht koefiçenti i vështirësisë do të rritet për të gjitha skuadrat, sepse të gjitha duan të marrin pikë dhe duan që të krijojnë një shkëputje. Sikundër ka nisur dhe duke ju referuar emrave të skuadrave pjesëmarrëse, mendoj se do jetë një kampionat shumë i forte, me Dinamon protagoniste. Ka skuadra me shumë cilësi dhe mendoj se në “Final 4” do jenë ato me më shumë me histori”, ishte kjo biseda me Arjan Pishën, ish-mbrojtës i Dinamos në sezonet 1999-2005 dhe 2007-2011.

KATEGORIA E PARË

Flamurtari mposhti një rival, prova e radhës në Kukës

Ndeshjet-Java 4

Datë 15 shtator 2024

Burreli-Pogradeci        16:00

Erzeni-Korabi  16:00

Apolonia-Lushnja       16:00

Datë 16 shtator 2024

Besa-Kastrioti 16:00

AF Vora-Valbona       16:00

Datë 17 shtator 2024

Kukësi-Flamurtari       16:00

Në ndeshjen e parë të Kampionatit të Kategorisë së Parë më 21 gusht, Flamurtari pësoi humbje në fushën e tij, 1-2 me Burrelin. U mendua se merkatua me emra cilësorë dhe trajneri italian Agostineli, do ishin zhgënjim. Por ndodhi ndryshe në dy ndeshjet e transfertës. Duke ju referuar faqes sportive “Sofascore”, fitorja 2-0 në Shijak dhe 3-0 në Vorë ndaj një rivali për kreun e tabelës, gjashtë pikë e vendosin skuadrën vlonjate në grupin që kryeson renditjen, duke patur Besën e Kavajës 3 pikë larg. Ndaj Vorës debutuan edhe dy afrimet e fundit të merkatos, mesfushori Bangaly Divara dhe sulmuesi Krist Evo Ememe, i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes. Kështu që pritshmëritë për Flamurtarin e këtij sezoni duken të mëdha, duke mos harruar edhe faktin se Presidenti Sinan Idrizi ka investuar shumë në merkato. Ultimatumi pas humbjes me matjanët solli këtë reagim, njëherësh edhe përvoja e lojtarëve po sjell rezultatet. Sfida e radhës luhet në Kukës, ku me Emiliano Çelën në bankinë e nisi me humbje ndaj Apolonisë. Java e katërt luhet më 15, 16 dhe 17 shtator.

Largimet e trajnerëve vazhduan edhe këtë start kampionati. Kukësi nisi “garën” me dy teknikë në tre javë: Ilir Spahiu në dy javë dhe Emiliano Çela në një javë

 

RENDITJA 

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Besa             3          9

2.Flamurtari     3          6

3.Vora             3          6

4.Burreli          3          5

5.Kastrioti       3          4

6.Apolonia      3          4

7.Valbona        3          4

8.Lushnja        3          4

9.Pogradeci     3          3

10.Kukësi        3          3

11.Korabi        3          2

12.Erzeni         3          0

Shorti i Superiores U21, nisja në tetor 2024

Në ambientet e FSHF-së, dje u hodh shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore U21 (Shpresa) 2024-2025. Në këtë sezon do marrin pjesë 12 skuadra: Apolonia, AF Elbasani, Bylis, Korabi, Teuta, Vora, Egnatia, Erzeni, Vllaznia, Dinamo City, Besa dhe Tirana. Ky edicion do të nisë më datë 2 tetor dhe do mbyllet më 25 prill 2025, do luhet me dy faza, vajtje-ardhje. Në sezonin e kaluar, kampion në këtë kategori u shpall skuadra e Bylisit, ndërsa Kukësi dhe Erzeni nuk janë pjesë.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 5

Datë 15 shtator 2024

Egnatia-Bylis  16:00

Teuta-Vllaznia       19:00

Datë 16 shtator 2024

Laçi-Partizani  16:00

Tirana-AFElbasani      19:00

Dinamo-Skënderbe19:00

RENDITJA

Skuadrat        Nd       Pikë

1.AF Elbasa     4          7

2.Vllaznia        4          7

3.Partizani       4          7

4.Egnatia         4          7

5.Teuta            4          6

6.Bylis             4          5

7.Tirana           4          4

8.Skënderbe    4          4

9.Dinamo        4          4

10.Laçi            4          2