Ronaldo jashtë liste, mungojnë Bajern e Juventus

627
Dje në faqen online Goal.com, është bërë një përzgjedhje e formacionit më të mirë, me lojtarët që po shkëlqejnë deri në këtë moment të sezonit futbollistik 2017-2018. Në 11 lojtarët më të mirë, porta nis me Jan Oblak nga Atletiko e Madridit, ndërsa mbrojtja me tre plotësohet me Umtiti, Shkrinjiar dhe Azpilikueta. Në mesfushë janë përzgjedhur Dani Alvesh, Jorginjo nga Napoli, si dhe dyshja e Mançester Sitit, De Brujne dhe Sane. Treshja e sulmit përbëhet nga tre prej sulmuesve më në formë, Kavani, Mesi dhe Imobile. Në këtë përzgjedhje mungon Kristiano Ronaldo, i cili u zgjodh si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar. Por, mungojnë edhe emra nga kampionët e Italisë, Juventusi apo nga bavarezët gjermanë, Bajern Mynih.


Sigal