Marrëveshje e përfunduar: Interi pranon të shesë Correan te Marseille

33
Sigal

Inter dhe Olympique Marseille kanë arritur një marrëveshje totale për transferimin e Joaquin Correa, i cili do t’i nënshtrohet nesër (e premte) testeve mjekësore me skuadrën e Ligue 1.

Sulmuesi 29-vjeçar argjentinas është duke u larguar nga kryeqyteti i Lombardisë pas një periudhe dy-vjeçare jo bindëse, pasi iu bashkua nga Lazio në një marrëveshje me vlerë rreth 30 milionë euro.

Correa shënoi vetëm 10 gola dhe pesë asistime në 77 paraqitje në të gjitha garat për Interin, duke mos lënë shenj në skuadrën e Simone Inzaghit.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Interi tani ka arritur një marrëveshje totale me Marseille për shitjen e Correas, i cili pritet të kalojë në një marrëveshje huazimi me një detyrim të kushtëzuar prej 15 milionë euro.