Kristiano Ronaldo është gati për një investim të ri në Itali. “Corriere di Torino” bën me dije se ylli portugez ka vendosur të plotësojë një dëshirë të bashkëshortes së tij, Xheorxhinës: të hapë një pastiçeri me emrin e tij.
Ronaldo ka zgjedhur që qendrën e qytetit të Torinos për të hapur një lokal luksoz ëmbëlsirash, që do të ishte një dhuratë për modelen argjentinase. Do të ishte një investim i mirë edhe për qytetin. Bëhet fjalë për ëmbëlsira portugeze, që do të kenë markën e CR7 dhe Xheorxhinës. Arkitektët dhe agjencitë imobiliare në Torino po lëvizin me shpejtësi për t’i treguar Ronaldos projektet e tyre dhe vendin më të përshtatshëm.
Ronaldos i është propozuar si një vend i shkëlqyer dyqani që ka pasur Sonia Amoruzo, ish-bashkëshortja e Alesandro Del Pieros. Sulmuesi 34-vjeçar nuk ndalet. Ai kërkon të jetë jo vetëm një futbollist i suksesshëm, por edhe një sipërmarrës i suksesshëm në biznes, edhe pse në këtë rast bëhet fjalë më shumë për t’i plotësuar një dëshirë bashkëshortes së tij.