Panik në aeroportin e Milanos

474
Sigal

Për rreth 30 minuta aeroporti Malpensa në Milano është përfshirë sot nga një alarm sigurie.

Shkak është bërë identifikimi i një droni në afërsi të pistave të fluturimit.

Për rreth 30 minuta autoritetet policore kanë kryer kontrollet e duhura derisa droni është zhdukur nga radarët e deri më tani nuk asnjë komunikim zyrtar mbi rastin.

Gjatë 30 minutave të mbylljes së aeroportit 4 avionë të parashikuar për t’u ulur në aeroportin e Malpensas kanë devijuar uljen në drejtim të aeroportit të Torinos dhe të Linates.

Është hera e dytë brenda këtij muaji që në aeroportin e Malpensas verifikohet një ngjarje e tillë.

Më 3 mars një tjetër dron i kapur nga radarët e sigurisë së aeorportit, ka detyruar mbylljen e tij për disa minuta.