Greqi, fundoset një varkë, mbyten 28 emigrantë, mes tyre fëmijë

433
Sigal

GREQI – Një varkë me të paktën 100 emigrantë është fundosur sot në brigjet e Greqisë.

Raportohet se të paktën 28 persona janë mbytur, mes tyre dhe fëmijë.

Mësohet se varka është mbytur pranë ishullit Farmakonisi.

Mes të mbyturve janë katër foshnje dhe 10 fëmijë – pesë djem dhe pesë vajza. Tetë nga persona e mbytur u gjetën nën barkën e fundosur.

Roja bregdetare pas lajmërimit të marrë arriti të shpëtonte 68 persona të tjerë, kurse 29 arritën të notonin në plazhin e ishullit.

Roja bregdetare është ende dhe në kërkim të katër fëmijëve që mungojnë pasi një tjetër barkë u mbyt të shtunën në ishullin Samos