Ronaldo “Fenomeni” vijon suksesin, sfidon hapur Realin

453
Sigal

Braziliani  Ronaldo ka qenë një nga futbollistët i cili iu ka dhënë shumë nga vetja dhe talenti skuadrave ku ka luajtur, por pa përjashtuar edhe Kombëtaren e Brazilit. Ai do të mbahet mend gjatë si një “snajper” i vërtetë para portës.

Ku shkon “Fenomeni” Ronaldo janë fitoret. Këtë herë jo në fushën e lojës, por si drejtues i skuadrës së Real Vajadolidit. Ish-sulmuesi brazilian ka 51% të aksioneve të kësaj skuadre dhe që nga momenti kur mori menaxhimin e skuadrës, këta të fundit kanë marrë vetëm rezultate pozitive.

Madje, kanë arritur të parakalojnë në tabelën e renditjes edhe Realin e Madridit. Vajadolidi ka 15 pikë, ndërsa Reali ka 14 pikë. Kjo tregon qartazi krizën që ka kaluar ekipi madrilen gjatë kësaj kohe.

Në fakt, Ronaldo tha gjatë prezantimit si pronar i skuadrës se nuk ka ardhur për spektakël, por për të marrë rezultate pozitive dhe për të bërë histori me këtë skuadër. “Nuk kam ardhur t’i investoj kot paratë e mia”, tha ai.