Ritvan Kulli: Vora po bën hapin e madh për Superiore, Besa zhgënjeu

KATEGORIA E PARË/ Specialisti i futbollit Ritvan Kulli, tregon dritëhijet e garës në 19 javë

Agron KAJA

Agron Kaja

 

NOA

Në analizën e tij për javën e 19-të të Kategorisë së Parë, specialisti i futbollit Ritvan Kulli, për gazetën “Telegraf” tregoi se me rezultatet që u arritën, tregon se po luhet futboll në të gjitha fushat. Duke e veçuar skuadrën e Vorës, jo vetëm për fitoren në fushën e Loshnjës, Kulli u shpreh se humbja e Besës çuditi gjithë këtë javë. “Fakti që disa skuadra shënuan fitore në transfertë, unë mendoj se po luhet futboll në të gjitha fushat, si brënda, ashtu  edhe jashtë fushe. Veçohet fitorja e Vorës që po bën hapin e madh për në Superiore. Fitorja që më çuditi ishte ajo e Erzenit ndaj Besës, e cila i çon kavajasit në dyshimin për ngjitjen direkte në Superiore. Madje do të thoja se kjo javë tregoi faktin se Vora nuk është rastësi, por një pretendente serioze për ngjitjen në Superiore, ashtu si edhe Erzeni që me këtë fitore tregoi se nuk i ka humbur shpresat për mbijetesë në Kategorinë e Parë”, kështu Ritvan Kulli e nisi dje bisedën me gazetën “Telegraf”, duke e thelluar edhe më tepër analizën e tij teknike dhe të veçanta të tjera që prodhuan ndeshjet e javës së 19-të. “Është e natyrshme që në këndvështrimin teknik, unë të veçoj edhe 17 golat që u shënuan në javën e 19-të. Kjo tregon se po rritet forca sulmuese e skuadrave, por edhe anën tjetër, se në Kategorinë e Parë po luhet futboll I mirë dhe pa problem nëse luhet brënda apo në fushën e vet. Në tërësinë e tyre, një nga ndeshjet që nuk ishte në pritshmëri sa i përket rezultatit, ishte humbja e Besës në fushën e saj ndaj Erzenit që renditet në vëndin e fundit pas 19 javëve të luajtura. Këtu do shtoja edhe dy ndeshje të tjera jashtë pritshmërive, sin ë ato teknike, ashtu edhe në renditjen faktike të skuadrave respective. Fitorja e Vorës edhe nuk pritej, ndërkohë që Burreli më befasoi me humbjen, por mbetet një nga skuadrat që po e veçon veten si konkurruese në këtë kampionat. Për ndeshjet e tjera, unë mendoj se rezultatet e tyre edhe ishin të pritshme. Madje barazimi i djeshëm i Flamurtarit ndaj Pogradecit, mundet që edhe të ishte humbje për vlonjatët, sepse luajtën shumë minuta me një lojtar më pak. Ndërsa Korabi me fitoren ndaj Valbonës, i shmangu për momentin dy vëndet e fundit të renditjes”. Por, si po ecën Kategoria e Parë në rrugëtimin e saj në këtë sezon? Kulli e mendon në rrugë të mbarë. “Unë shoh ndryshime, sepse skuadrat janë të përqëndruara në synimet e tyre dhe po tregohen serioze e të denja, si për tu ngjitur në elite, ashtu edhe për të shmangur fundin e mbijetesës. Në javën e 20-të do kemi një “kryendeshje”, mes Vorës me Besën, por edhe një ndeshje delicate në Vlorë, Flamurtari-Kastrioti”, kështu e mbylli bisedën specialisti i futbollit, lezhjani Ritvan Kulli.

LEGJIONARËT

Fundjavë cilësore, ka edhe disa vlerësime të larta

Java që u mbyll, për disa nga Legjionarët tanë që luajnë në kampionatet e ndryshme në Europë e Botë, kishte vlerësime të larta. Nisur nga këto vlerësime, portali i njohur i statistikave, “Sofascore” rendit në vëndin e parë mesfushorin e Kombëtares, Kristian Asllanin, i cili luajti 90 minuta dhe spikati në fitoren e Interit kundër Empolit. Ernest Muçi pozicionohet në vendin e dytë për shkak se krijoi 2 shanse të arta shënimi për Beshiktashin, ndërsa vendi i tretë shkon për Tim Civeja që gjeti golin në Gjermani për skuadrën e Sarbruken. Elseid Hysaj luajti sfidën e parë si titullar në Seria A këtë sezon dhe Lacio mposhti Veronën me rezultatin 3-0. Top 5-shja plotësohet me Kristian Shpendin, i cili ishte protagonist te Çezena, ku edhe asistoi në golin e dytë për skuadrën e tij.

Uzuni bëhet “amerikan”, Granada pranon largimin

Ka marrë fund ftohja që u krijua mes Myrto Uzunit dhe skuadrës së Granadës. Drejtuesit e kësaj skuadre fillimisht tentuan të bllokonin transferimin e tij, por tanimë është dorëzuar plotësisht dhe për më tepër, ka pranuar kërkesën e amerikanëve për mënyrën se si do të paguhen 12 milionë eurot që parashikohen në klauzolën e sulmuesit shqiptar. Duke qënë se amerikanët e kanë të pamundur të bëjnë një pagesë të plotë të menjëhershme të kësaj klauzole, kjo do mjaftonte për të bllokuar transferimin, pasi duhet që klubi që e kërkon Uzunin të dorëzojë shumën e plotë në llogaritë bankare të spanjollëve. Por palët kanë gjetur një akord për pagesën “me këste” të klauzolës së Uzunit, dhe ajo do të ketë shtirje kohore edhe në vitin e ardhshëm, duke paguar vetëm një pjesë tani në muajin janar.

Java u mbyll me hapin fals të Flamurtarit

Dje u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të në Kategorinë e Parë, Korabi-Valbona 4-2 dhe Pogradeci-Flamurtari 0-0. Nisur nga renditja që kanë skuadrat, ky barazim mbetet një hap fals për skuadrën e Flamurtarit, e cili e rriti në 4 pikë diferencën me Vorën, e cila kryeson me meritë tabelën e renditjes. Me një karton të kuq dhe një pretendim për gol, kështu e mbylli këtë sfidë skuadra vlonjate, ndërkohë që në Peshkopi u shënuan 6 gola në takimin Korabi-Valbona 4-2. Javën e ardhshme luhet “kryendeshja” për kreun, Vora-Besa.

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 20

Datë 25 janar 2025

Apolonia-Korabi   13:30

Erzeni-Burreli       13:30

Valbona-Pogradec 13:30

Kukësi-Lushnja    13:30

Datë 26 janar 2025

Flamurtari-Kastriot13:30

Vora-Besa            13:30

RENDITJA      

Skuadrat    Nd     Pikë  

1.Vora        19      47

2.Flamurtari 19      43

3.Besa         19      39

4.Burreli     19      31

5.Kastrioti   19      29

6.Lushnja    19      24

7.Pogradeci 19      24

8.Apolonia  19      23

9.Kukësi     19      20

10.Korabi    19      19

11.Valbona 19      12

12.Erzeni    19      7