Sigal

Jentusi fitoi 2-0 fundjavën që lamë pas kundër Lazios. Në fund të ndeshjes, i rikthyeri Leonardo Bonucci, u ka kërkuar falje tifozëve të shumtë të pranishëm në “Allianz Stadium”.

Një vit më parë, Bonucci la Juventusin për tu transferuar te Milani. Në ndeshjen mes dy ekipeve ai shënoi gol dhe festoi si i çmendur kundra ish-ekipit të tij. Nga ai moment, filloi të urrehej nga tifozët bardhezinj.

Një vit më pas gjërat kanë ndryshuar, Bonucci është rikthyer serish te Juventusi dhe u ka kërkuar falje tifozëve.

Në fund të ndeshjes ndaj Lazios, ai u drejtua nga tribunat e ultrasve dhe u kërkoi falje, përgjigjja e shumicës së tyre ishte me duartrokitje.

Trajneri i Juventusit, Max Allegri është vënë në mbrojtje qendërmbrojtësit duke thënë se tifozët do ta falin.

“Do të marrë kohë por tifozët do ta falin Bonuccin”, ka thënë Allegri.