Renditja e FIFA-s: Shqipëria humbet 3 pozicione

425
Sigal

Pas barazimit me Jordaninë dhe humbjes në miqësoren me Izraelin, Shqipëria ka zbritur në renditjen e FIFA-s me tre pozicione nga muaji i kaluar.

Në renditjen e publikuar nga institucioni më i madh i Futbollit, kombëtarja shqiptaret e drejtuar nga Panucci pozicionohet në vendin e 60-të me 1372 pikë.

Ndërsa Kosova për këtë muaj ka fituar vetëm 1 pozicion. Ekipi i drejtuar nga Shaland renditet i 137 në botë, me 1092 pikë.

Vendin e parë e kryeson Belgjika me 1733 pikë, ndërsa menjëherë pas saj vjen Franca kampione bote e cila ka 1729 pikë.