Rekord rrjetash shqiptare në kampionatet e huaja!

503
Sigal

Nga portieri Etrit Berisha në Suedi, te Ervin Bulku ne Iranë, 133 gola kuqezi gjatë sezonit 2012-2013

Si asnjëherë tjetër futbollistët shqiptare kane shënuar një mori golash në kampionatet ku luajnë: 133 gola në total, janë një shifër për t’u respektuar, për më tepër që gjeografia e tyre shtrihet sa në Europë, Shtetet e Bashkuara, por dhe në Iran dhe Australi. Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, realizoi 18 gola për Luganon në Challenge Leagu (liga e dytë zvicerane), duke qenë ai legjionari që ka realizuar më shumë në sezonin që porsa u mbyll. Pas tij vijnë, Edmond Kapllani me 11 gola për FSV Frankfurtin në Bundesligën e Dytë në Gjermani dhe Xhevahir Sukaj, po 11 gola për Sepahanin në Iran.

ITALI – Golat janë të paktë këtë sezon nga futbollistët shqiptarë, vetëm tre. Sulmuesi Erion Bogdani shënoi dy herë për Sienën duke e çuar në 41 gjithsej numrin e golave të tij ne Serinë A, ndërsa një gol shënoi për Torinon edhe mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha. Nuk duhet të harrojmë faktin se, Lorik Cana fitoi Kupën e Italisë me Lacion.

GJERMANI – Në Bundesligën 1 shënoi një gol vetëm Ilir Azemi me Grojther Fyrthit, ndërkohë që në Bundesligën 2 legjionarët shqiptarë shënuan disa gola. Edmond Kapllani realizoi 11 gola për FSV Frankfurtin, ndërkohë që po për këtë skuadër, Odise Roshi shënoi dy gola. Kosovari me pasaportë zvicerane, Albert Bunjaku, realizoi 13 gola për Kaisersaluternin. Fantazisti i Kombëtares sonë, Alban Meha, shënoi gjashtë gola për Padebornin.

GREQI – Në kampionatin grek, PAS Janina e tre shqiptarëve, Andi Lila, Emiljano Vila dhe Simon Rrumbullaku, bëri një nga sezonet e saj më të mira pasi siguroi një biletë në Ligën e Europës. Shkëlqeu Andi Lila që shënoi dy here në kampionat dhe një herë në Kupë për Pas Janinën. Edhe lojtari më i ri i Kombëtares, Ergys Kaçe, shënoi një gol në Superligën greke për PAOK-un, një gol i rrallë nga distanca. PAOK-u siguroi një vend në Ligën e Kampioneve.

ZVICËR – Në Superligën zvicerane shënoi Haxhi Neziraj një here për Lucernën, ndërsa nga tri here shënuan shqiptarët e Grasshopperit, Mërgim Brahimi e Amir Abrashi, ky i fundit i porsa thirrur në Kombëtare. Kristian Nushi shënoi katër gola për Cyrih. Në kategorinë e dytë zvicerane, Challenge League, sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, realizoi 18 gola për Luganon, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë në atë kompeticion. Sadiku është dhe legjionari që ka shënuar më shumë këtë sezon. Vlera e kartonit i tij është dyfishuar, nga 400 mijë euro në 800 mijë euro.

SUEDI – Në kampionatin suedez shënuan tre lojtarë të Kombëtares shqiptare: portieri Etrit Berisha realizoi një gol me penallti per Kalmar), mbrojtësi Ilir Berisha (tre gola për Orebro) dhe Valdet Rama dy gola për Orebro, përpara se të transferohej në Spanjë të Valadolidi.

RUMANI – Në kampionatin rumun, Azdren Llullaku shënoi 5 gola për Gaz Metan, çka i ofruan atij dhe një vend në ekipin Kombëtar, por dhe tërheqjen e vëmendjes nga disa klube në Itali. Sezoni i ri mund ta shohë në kampionatin italian.

BULLGARI – Zbulimi më sensacional i këtij sezonin futbollistik ishte Armando Vajushi. Sulmuesi shkodran i Kombëtares e gjeti plot 9 here rrugën e rrjetës ne kampionatin bullgar me Liteks.

AZERBAJXHAN – Në Azerbajxhanin e largët, dy lojtarët e Karabakh dhe të Kombëtares shqiptare shkruan emrin e tyre në listën e golashënuesve: Admir Teli dhe Ansi Agolli shënuan tre gola gjithsej.

AUSTRALI – Edhe pse Besart Berisha dhe skuadra e tij, Brisbejn Roar, nuk e parën të njëjtën shkëlqim si vitin e mëparshëm, kur u shpallën kampionë të Australisë me sulmuesin kosovar që fitoi “Këpucën e Artë”, sërish ish-lojtari i Kombëtares arriti të shënojë 14 gola. Berisha ishte realizuesi i katërt më i mirë, dhe sa për kuriozitet shënoi po aq gola sa dhe ish-legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, ne fanellën e Sidney. Gjithsesi, Besarti ishte realizuesi më i mirë i skuadrës së tij.

IRAN – Në kampionatin iranian, luajnë dy futbollistë shqiptarë: sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj, i cili shënoi plot 11 gola, ndërsa mesfushori i Kombëtares, Ervin Bulku, e dhe ky lojtar i Sepahanit, realizoi një gol. Të dy fituan këtë sezon Kupën e Iranit. Nuk duhet të harrojmë tre edhe golat e shënuar nga Sukaj në Ligën e Kampioneve të Azisë. Sukaj ishte shënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij.

NORVEGJI –  Lojtari më i ri i Kombëtares U-21, Herolind Shala, shënoi tre gola në Norvegji për Odd Grenland,

KANADA – Në Kanada, Ardit Xhameni shënoi tri herë për Brampton City.

SHBA – Hamdi Salihi shënoi 6 herë për Uashington DC përpara se të kalonte drejt kampionatit kinez.

MAQEDONI – Lojtari i Shpresave të Shqipërisë, Gjelbërim Taipi, shënoi 4 gola për Shkëndijën e Tetovës në kampionatin maqedonas.

SAN MARINO – Në kampionatin sanmarinez fieraku Altin Lisi i Tre Fiori shënoi dy herë duke e çuar ne 133 numrin e golave të shënuar gjithsej nga futbollistët shqiptarë në kampionatet e huaja.

GOLAT

Suedi

Etrit Berisha, Kalmar 1

Ilir Berisha, Orebro 3

Valdet Rama, Orebro 2

Norvegji

Herolind Shala, Odd 3

SHBA

Hamdi Salihi, Uashington DC 6

Kanada

Ardit Xhameni, Brampton Siti 3

Itali

Erion Bogdani, Siena 2

Migjen Basha, Torino 1

Zvicër

Haxhi Neziraj, Luzerne 1

Mergim Brahimi, Grasshoper 3

Amir Abrashi, Grasshoper 3

Kristian Nushi, Cyrih 4

Armando Sadiku, Lugano 18

GJERMANI

Ilir Azemi, Grojther Fyrth 1

Emond Kapllani, FSV Frankfurt 11

Odise Roshi, FSV Frankfurt 2

Alban Meha, Padeborn 6

Çeki

Bekim Bala, Sparta Prague 3

Bullgari

Armando Vajushi, Liteks 9

Rumani

Azdren Llullaku, Gaz Metan 5

Ukrainë

Elis Bakaj, Chornomorets 5

Ahmed Januzi, Vorskla 3

Greqi

Andi Lila, PAS Janina 2

Ergys Kace, PAOK 1

Azerbajxhan

Admir Teli, Karabakh 2

Ansi Agolli, Karabakh 1

Maqedoni

Gjelbrim Taipi, Shkëndija 4

Australi

Besart Berisha, Brisbejn 14

Iran

Xhevahir Sukaj, Sepahan 11

Ervin Bulku, Sepahan 1

San Marino

Altin Lisi, Tre Fiori 2

Total: 133 gola