Rekord i Shqipërisë, në vend të 36-të në renditjen e FIFA-s

452
Shqipëria vazhdon të regjistrojë rekorde pozitive nën drejtimin e trajnerit italian, Xhani de Biazi. Këtë radhë është thyer rekordi i pozicionit më të lartë të arritur ndonjëherë në renditjen e FIFA-s. Pas fitores historike 1-0 ndaj Francës në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena” në 13 qershor, kuqezinjtë në renditjen e korrikut kanë kapërcyer plot 15 vende, duke u ngjitur nga vendi i 51-të në vend të 36-të. Rekordi i mëparshëe mbahej po nga kombëtarja e drejtuar nga De Biazi, vendi i 37 i arritur në korrik 2013 pas barazimit 1-1 me Norvegjinë në “Qemal Stafa” për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2014. Me renditjen e këtij muaji, kombëtarja jonë ka lënë pas skuadra si Greqia dhe Serbia, ndërkohë që Gjermania vazhdon të kryesojë renditjen.
Sigal