Realit i del “gjumi” në minutat e fundit, Real Sociedad befason “galaktikët” (VIDEO)

138
Sigal

Hap fals i Realit të Madridit në shtëpi, teksa nuk ka shkuar më shumë se brazimi 1-1 ndaj Real  Sociedadit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Me këtë rezultat të skuadrës së Zidan, mund të buzëqeshë Barcelona, që mbetet në vendin e dytë, por edhe Atletiko e vendit të parë, që tani e shikon veten me 5 pikë më shumë se ndjekësit dhe me një ndeshje më pak.

Për sa i përket ndeshjes, në pjesën e parë ishte një sfidë e luftuar, ku të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën t’i konkretizonin ato. Pjesa e dytë ishte ndryshe, teksa Sociedadi kaloi në avantazh në minutën e 55’, me Portu që shënoi pas një aksioni shumë të bukur.  Duhet të vinte minuta e 89’, që Reali të reagonte, duke barazuar shifrat me Vinisius Zhunior, por vetëm kaq, pasi nuk arritën dot të shënonin edhe golin e përmbysjes.