Zbulohet mashtrimi, projekti 3D i hekurudhës Tiranë – Durrës i vjedhur në Katar (VIDEO)

332
Sigal

Kryeministri Edi Rama publikoi në orët e para të mëngjesit një video ku tregohej projekti në 3D i hekurudhës Tiranë Durrës.

“Mirëmëngjes 😊 dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë 😍” – shkroi Rama në Facebook duke publikuar edhe videon e mëposhtme.

Por zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa publikoi në mbrëmje një denoncim se ky projekt është i vjedhur në Katar.

“Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube. Rama vazhdon talljet me shqiptarët në ditët e fundit në qeveri duke ju treguar përralla me kopje 3D. Asgjë nuk ka në plan të nis ashtu sic asgjë nuk bëri në 8 vjet! Rama ka dështuar! Shqiptarët nuk besojnë më tek mashtrimet dhe propaganda boshe. Më 25 prill ai humbet dhe gjithë Shqipëria Fiton!” – shkroi Zhupa.

Kjo nuk është hera e parë që projekte të qeverisë në 3D dalin të vjedhura në mënyrë të trashë në internet.