“184 dhe 339 nuk janë asgjë”, Monika Kryemadhi paralajmëron: Brenda dy ditësh do të keni një denoncim të fortë

183
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka lajmëruar se brenda dy ditëve do të bëjë një denoncim të bujshëm. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Kryemadhi tha se dosjet 184 dhe 339 nuk janë asgjë para denoncimit që  do të publikojë vetë ajo.

Pas kësaj deklarate moderatori Blendi Fevziu tha se do të bëjë llogaritë që të bëjë emision vetëm për këtë denoncim të bujshëm. Ndërsa Kryemadhi iu drejtuaFevziut dhe i tha se mos ia anulon, pasi mund ta marrë ndonjë nga qeveria e t’i thotë mos e fto.

Pjesë nga biseda:

Monika Kryemadhi: Shumë shpejt brenda dy ditësh do të keni një denoncim të fortë nga Monika Kryemadhi se si Rama e manipuloi skemën ‘kingmaker’ dhe ndërhyri. Kjo 184 dhe 339 nuk janë asgjë. Patjetër zoti Fevziu, dhe pastaj do të më kërkoni në “Opinion” aty

Blendi Fevziu: Po, po, po që tani po ta bëj kërkesën. Por jemi që jemi LIVE, pse s’e thoni këtë

Monika Kryemadhi: Jo, sot i dedikohemi marrëveshjes. Pastaj do ta marrin vesh se kush janë fytyrat ëngjëllore.

Blendi Fevziu: Ta llogaris të mërkurën, të bëj emision

Monika Kryemadhi: Se mos të merr njeri nga qeveria e të thotë mos e nxirr në emision…

Blendi Fevziu: Po pse ty të ka ndodhur ndonjëherë.

Monika Kryemadhi: Jo, jo me ty kurrë, je i vetmi që jep hapësira dhe bravo të qoftë.