Kryemadhi prezanton mjekun Blenard Nonaj si kandidat në Skrapar: Marrim 3 mandate

227
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Çorovodës ku prezantoi kandidatin për deputet të Skraparit, mjekun Blenard Nonaj, të cilit i uroi suksese dhe u shpreh e sigurt se ‘fati i mbarë’ do ta ndjekë edhe për shkak të Malit të Tomorrit.

Skrapari është qytet i bekuar me malin e Tomorrit, e shikon edhe Zoti me sy, kështu që suksese doktor, siç më ka dalë mua mirë …”, tha Kryemadhi.

Nuk mund të them thjesht kandidat, pasi jam e bindur që do të jetë deputeti i Skraparit, por edhe deputeti i Qarkut të Beratit, bashkë me Arditin, ku së bashku kemi bërë një plan pune për të ecur dhe për të zhvilluar më tej shumë gjëra të domosdoshme për këtë zonë.

Unë e kam pak të vështirë, nuk gjej dot fjalët pasi bashkohen fjalët e dashurisë, me mirënjohjen, me respektin për këtë zonë. Unë jam e nderuar që jam nuse në Skrapar, sepse vajzat dhe djali im janë vajza Skrapari, djali im është një djalë Skrapari dhe kjo është një gjë shumë e mirë, sepse edhe pjesa më e mirë e imja është nga Skrapari, pavarësisht se unë vetë jam dibrane dhe nuk e mohoj këtë gjë, por shqiptarë jemi të gjithë. Është ai virtyt që më ka bërë që të lidhem jashtëzakonisht shumë me këtë zonë”, u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI u shpreh e bindur se LSI do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me tre mandate në Berat.

Drejtuesi politik i LSI në këtë qark, Ardit Çela theksoi se LSI ka një plan të detajuar për zhvillimin e zonës dhe qarkut të cilit do i rikthehen vlerat.

LISTA E LSI NE QARKUN E BERATIT

ARDIT ÇELA

BLENARD NONAJ

ESMERDALA QIORKO

PETRIT SINAL

ILIR OBONI

LEFTER MALIQI

ESMERALDA HOXHA

SHKËLQIM TAFA