Sigal

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka vendosur të largohet gjatë kësaj vere nga Stamford Bridge, shkruan Marca.

Courtois brenda pak ditësh do të kompletojë transferimin e tij te kampionët e Evropës, Real Madrid.

Për shërbimet e tij skuadra spanjolle do të paguajë 35 milionë euro, pasi lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë.

Arsyeja kryesore për këtë ndryshim ka qenë se familja e Courtois jeton në Madrid dhe ai nuk ka mundur më gjatë të jetojë larg saj.