Reali i Madridit bën goditjen e parë në merkato, i rrëmben Bajernit një nga “yjet” e ekipit

224
Sigal

Tashmë është zyrtare, Davide Alaba do të jetë futbollisti i ri i Real Madrid.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi madrilen i cili zyrtarizoi afrimin në skuadre të anësorit të Bajernit. Austriaku është transferimi i parë në këtë merkato vere për skuadrën kryeqytetase.

Vlen të theksohet fakti se Alaba i bashkohet Realit si futbollist i lirë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtari, klubi “Los Blancos” ka bërë të ditur se 28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.