Spitali në Fier, barnat, pajisjet dhe shërbimet do t’i marrë nga spitalet e Vlorës, Gjirokastrës e Fierit

256
Sigal

Gjithçka përcaktohet në një urdhër të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që është publikuar në Fletoren Zyrtare e ku specifikohen edhe insitutcione spitalore përgjegjëse për këtë detyrim.

Sipas urdhrit do të jetë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalet rajonale në Vlorë, Fier e Gjirokastër si dhe Spitali Bashkiak i Lushnjës që do të angazhohen maksimalisht për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave për mallra dhe shërbime të domosdoshme për vënien në funksion të këtij spitali.

Në urdhër, kohëzgjaja 3-mujore konsiderohet si periudhë mobilizimi, deri në përfundimin e procedurave ligjore organizative, administrative etj., për vënien në funksion me kapacitet të plotë të tij. Ndërkaq, shpenzimet shtesë të këtyre institucioneve spitalore për mbulimin e nevojave për mallra dhe shërbime do të financohen nga Fond i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Spitali “Memorial” i Fierit do të jetë i nivelit terciar, duke ofruar shërbime të avancuara në shumë specialitete sikurse është kardiologjia, kardiokirurgjia, neurologjia, nefrologjia, etj.

Ai do të ketë 150 shtretër dhe 398 punonjës, 56 prej të cilëve do të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, duke përfshirë mjekë dhe staf administrativ.